Aktualitet

VIDEO/ "Marshi i UÇK-së" luhet para Gjykatës Speciale në Hagë

Tingujt e “Marshit të UÇK-së” u dëgjuan nga një piano e vendosur në mes të rrugës, përballë ndërtesës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

14 Shtator 2025, 14:35 Nga I.A
VIDEO/ "Marshi i UÇK-së" luhet para Gjykatës Speciale
Azem Haziri

HAGË- Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë dhe emocional sot. Tingujt e “Marshit të UÇK-së” u dëgjuan nga një piano e vendosur në mes të rrugës, përballë ndërtesës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Performanca artistike u realizua nga muzikanti Azem Haziri, i cili interpretoi melodinë që për shumë shqiptarë mbetet një simbol i luftës për çlirim dhe sakrificës kombëtare.

azem haziri

Sondazh

Poll