Aktualitet

Platformat XUEX dhe TXEX/ Policia operacion në qarkun e Fierit, 6 persona të arrestuar për mashtrim

Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që operacioni vijon akoma për arrestime të tjera. 

14 Shtator 2025, 10:35 Nga I.A
Platformat XUEX dhe TXEX/ Policia operacion në qarkun e Fierit, 6 persona
Foto Ilustruese

FIER- Një operacion është ndërmarrë mbrëmjen e kaluar në qarkun e Fierit, për të goditur mashtrimet online për investimet në Xuex dhe Txex. Mësohet se operacioni është i përhapur në Fier, Lushnje dhe Divjakë.

Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që operacioni vijon akoma për arrestime të tjera. Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion, Policia pritet që të mbajë një konferencë në roën 11:00. 

Skema XUEX dhe TXEX operojnë pa licencë duke përdorur rrjetet sociale si Telegram dhe Signal për të joshur investitorët dhe përfshin edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur humbjet dhe shqetësimet për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.

txex xuex

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2025, 07:53 I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë ...