Aktualitet

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX/ Policia zbardh skemën 'Ponzi': Fitonin ata që ishin në krye

Sipas Policisë, qytetarët që investonin duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre. 

14 Shtator 2025, 11:11 Nga I.A

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX/ Policia zbardh skemën

FIER- Policia ka bërë me dije se skema e përdorur nga anëtarët e platformës XUEX, është skema e mashtrimit tipik 'Ponzi'. Sipas Policisë, qytetarët që investonin duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre. 

"Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre," tha Policia.

xuex

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2025, 07:53 I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë ...