Aktualitet

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, Policia: Baza në Lushnje, 2 të shpallur në kërkim

Policia e Fierit bën me dije se baza e këtyre grupeve ndodhej në një lokal në qytetin e Lushnjes, ku dhe janë gjetur e sekuestruar shuma të ndryshme parash. 

14 Shtator 2025, 11:04 Nga I.A
Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, Policia: Baza në Lushnje, 2 të
Policia

FIER-6 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë shpallur në kërkim për shkak të mashtrimeve nga platformat Xuex dhe TXEX. Policia e Fierit bën me dije se baza e këtyre grupeve ndodhej në një lokal në qytetin e Lushnjes, ku dhe janë gjetur e sekuestruar shuma të ndryshme parash. 

Operacioni i Policisë është shtrirë në qytetet e Tiranës, Fierit, Beratit, Lushnjes dhe Gramshit. "Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar "XUEX", u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik". Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik". Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese," tha Policia.

Ndërkohë që nga operacioni, policia bën me dije se ka ngrirë 6 llogari bankare të personave që mashtronin qytetarët. Ndërkohë që janë sekuestruar 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. 

"Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal," tha Policia.

xuex txex

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2025, 07:53 I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë ...