Aktualitet

“O Hashim ti ku je…” Qytetarët protestë para Gjykatës Speciale në Hagë (VIDEO)

Pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor. Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.

14 Shtator 2025, 12:04 Nga I.A
“O Hashim ti ku je…” Qytetarët protestë para
Protesta

HAGË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim.

Pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor. Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.


Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve pritet të jetë edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm./Dosja.al

proteste ne hage

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2025, 07:53 I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë ...