Sport

VIDEO / Bayern Munich me 5 yje, shkatërron në shtëpi Hamburgun!

Bavarezët ishin dominues që nga fillimi, për të fituar me rezultatin 5-0.

14 Shtator 2025, 01:04 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern Munich me 5 yje, shkatërron në shtëpi Hamburgun!

GJERMANI - Bayern Munich ka regjistruar fitore të thellë në shtëpi ndaj Hamburg, në kuadër të javës së tretë në Bundesligë. Bavarezët ishin dominues që nga fillimi, për të fituar me rezultatin 5-0. Serge Gnabry (3’) me një supergol pas një goditje të fuqishme e kaloi Bayernin në epërsi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Pavlovic që dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Harry Kane (9’). E nuk kishte si të mungonte goli i Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë (26’).

Bayerni vazhdoi me të njëjtin presion, kurse transferimi i verës Luis Diaz u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Kimmich (29’).

Fitoren e thellë të Bayernit e vulosi Harry Kane, me një gol pas asistimit të Michael Olise (62’). Bayerni ka nëntë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Hamburgu qëndron në vendin e 17-të me vetëm një barazim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll