Sport

VIDEO / Egnatia vazhdon marshimin, ballshiotët ende pa fitore me Josën!

Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit.

13 Shtator 2025, 18:26 Nga DOSJA
VIDEO / Egnatia vazhdon marshimin, ballshiotët ende pa fitore me

BALLSH - Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça" është luajtur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias. Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit.
Më “kritike” u duk gjendja te rrogozhinasit. Ata para kësaj ndeshje kishin marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk e kishin treguar “versionin” e kampionit.

Ndeshja ka mbajtur temp të balancuar deri në minutën e 37 ku Ndreca kishte mundësin për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i "zhurshëm" në 45 minutata e para, e 
Pjesa e dytë dhuroi golin në kampin e rrozhinasve me Ruçi, minuta e 56.


Pjesën e mbetura, të besuarit e Edlir Tetovës e menaxhuan në perfeskion.
Egnatia mund te kishte shënuar më shumë, por që problem u evidentua saktësia para porte. Me këtë triumf, kampionët në fuqi rikthehen në rrugën e mbarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll