Sport

VIDEO / Napoli vazhdon marshimin, këtë herë “viktima” ishte Fiorentina!

Napoli ka synim mbrojtjen e titullit, teksa ka arritur 3 fitore në tre ndeshjet e para, duke kryesuar Serie A me 9 pikë së bashku me Juventusin.

14 Shtator 2025, 01:00 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli vazhdon marshimin, këtë herë “viktima”

ITALI - Napoli i Antonio Kontes vazhdon marshimin në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme në transfertë Fiorentinën e Piolit me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serisë A. 

Ishte Kevin De Bryjn ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i lënë radhën më pas dy debutuesve Hojlund dhe Beukema, që shënuan në minutat 14 dhe 51-të. Një dominim absolut i kampionëve në fuqi të Serisë A, që regjistruan plot 9 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që për Fiorentinën, golin e nderit e shënoi kapiteni Ranieri në minutën e 79-të. 

Napoli ka synim mbrojtjen e titullit, teksa ka arritur 3 fitore në tre ndeshjet e para, duke kryesuar Serie A me 9 pikë së bashku me Juventusin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll