Sport

VIDEO / Shaqiri shkëlqen këtë javë në Zvicër me dy gola!

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri u vlerësua me notën 8.7 nga "Sofascore". Basel me këtë fitore zë vendin e tretë me 13 pikë, një më pak se kryesuesi Thun.

14 Shtator 2025, 00:56 Nga DOSJA
VIDEO / Shaqiri shkëlqen këtë javë në Zvicër me dy

ZVICER - Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike, këtë herë ndaj liderit aktual të Superligës zvicerane, Thun. Gjilanasi ishte ylli i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe asistoi të një tjetër, në fitoren 1-3 të Baselit kundër Thun.

Pas vetëm 24 minutave lojë, Shaqiri u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia lehtësisht e zhbllokoi rezultatin. Shaqiri pastaj asistoi për Albian Ajetin, i cili me një goditje të fortë e dyfishoi epërsinë (41’).


Thun u kthye në lojë falë Bertone, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (51’). Megjithatë, krejt në fund, Baseli përfitoi një penallti – të cilën Shaqiri e konkretizoi për mrekulli (90+7’).

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri u vlerësua me notën 8.7 nga "Sofascore". Basel me këtë fitore zë vendin e tretë me 13 pikë, një më pak se kryesuesi Thun. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll