Sport

VIDEO / Vllaznia fundos Partizanin me 3 gola për 7 minuta!

Aktualisht, shkodranët kryesojnë tabelën e Superiores me 6 pikë në tre javë. Ndërsa Partizani ndodhet provizorisht në vendin e katërt të tabelës me 4 pikë të grumbulluara.

13 Shtator 2025, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO / Vllaznia fundos Partizanin me 3 gola për 7 minuta!

SHKODER - Vllaznia rikthehet tek fitorja në Superiore duke mposhtur ditën e sotme Partizanin me rezultatin 4-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin të kuqtë e Partizanit, falë golit të Isgandarli (26').

Ndërsa Bekim Balaj (36') i riktheu barazpeshën shkodranëve duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, sërish veterani i sulmit, Balaj (90') përmbysi shifrat falë një penalltie tjetër. Ndërsa në minutat shtesë të takimit Vllaznia shënoi edhe dy gola të tjerë me Esin Hakaj (90'+3) dhe Charles Bismark (90'+7).

Aktualisht, shkodranët kryesojnë tabelën e Superiores me 6 pikë në tre javë. Ndërsa Partizani ndodhet provizorisht në vendin e katërt të tabelës me 4 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll