Sport

VIDEO / Tirana rikthehet në shtëpi, por vetëm 1 pikë merr përballë Flamurtarit!

Ekipi bardheblu dhe vlonjatët nuk shkuan në më shumë se barazim me shifrat 1-1.

13 Shtator 2025, 18:17 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana rikthehet në shtëpi, por vetëm 1 pikë merr

TIRANE - Tirana dhe Flamurtari u përballën ditën e sotme në “Selman Stërmasi” në sfidën që startoi në orën 16:00. Megjithatë, ekipi bardheblu dhe vlonjatët nuk shkuan në më shumë se barazim me shifrat 1-1.


Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin kryeqytetasit falë një goli me kokë nga Tabekou në minutën e 6-të. Pas golit të pësuar, Flamurtari kërkoi në shumë raste barazimin, por portieri Angelo Tafas e ccoi Tiranën në dhomat e zhveshjeve në avantazh.


Në nisje të pjesës së dytë, Flamurtari arriti të shpërblehej duke arritur të shënojë me belgun Bourard në minutën e 53-të. Aktualisht bardheblutë renditen në vendin e parafundit me 2 pikë, ndërsa Flamurtari me po aq pikë në vendin e 7-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll