Politike

A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres virtuale 'Diella'?

Në kërkimin që Dosja.al, ka bërë në Kushtetutën e vendit, përgjigja është e prerë: Jo. Sipas Kushtetuës, ligjvënës mund të zgjidhet, kushdo person që është mbi 18 vjeç, mendërisht i aftë si dhe me figurë të pastër penale. 

12 Shtator 2025, 13:53 Nga I.A
A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres
Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Zgjedhja e ministrit virtual 'Diella' ka bërë bujë mediatike që nga dita e djeshme që Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Por sot, ky ministër virtual ka marrë jetë nga Presidenti Bajram Begaj, në dekretin që i dha kryeministrit për të formuar qeverinë e re.

Në dekret theksohet se përgjegjës për krijimin e kësaj ministre është Kryeministri Edi Rama, i cili ka funksion për ngritjen dhe funksionimin e saj. 

Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, shkruhet në dekretin e Begaj.

A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres
Dekreti

Por a mund të zgjidhet ministër një produkt i Inteligjencës Artificiale?

Në kërkimin që Dosja.al, ka bërë në Kushtetutën e vendit, përgjigja është e prerë: Jo. Sipas Kushtetutës, ligjvënës mund të zgjidhet, kushdo person që është mbi 18 vjeç, mendërisht i aftë si dhe me figurë të pastër penale. 

Neni 45 i Kushtetutës: 

1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2.Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë

A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres
Neni 45

Ndërkohë që, neni 103 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përforcon nenin 45, ku theksohet se Ministër mund të zgjidhet kushdo që ka cilësitë për deputet. 

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres
Neni 103

Por në asnjë nen të Kushtetuës, nuk thuhet se deputet dhe aq më pak ministër, mund të zgjidhet një produkt virtual. Begaj qartazi dhe hapur fare ndodhet në shkelje të Kushtetutës, që është betuar ta respektojë në momentin që ka bërë betimin për të marrë postin e Presidentit./Dosja.al

bajram begaj edi rama diella

Sondazh

Poll