Politike

Begaj dekretoi Ramën/ Bardhi: Qesharak dhe antikushtetues, po shndërrojnë Republikën në palaçollëk

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se dekreti i Begajt për kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", është qesharak dhe antikushtetues.

12 Shtator 2025, 13:31 Nga I.A
Begaj dekretoi Ramën/ Bardhi: Qesharak dhe antikushtetues, po
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për formimin e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se dekreti i Begajt për kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", është qesharak dhe antikushtetues. Më tej, Bardhi thekson se Begaj po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është dhe vetë. 

"Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?! Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë," shkruan Bardhi.

diella gazment bardhi

Sondazh

Poll