Politike

Rama publikoi bisedën me 'Diellën', Bardhi: Pyete për fondet e AKSHI-it

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi i ka kërkuar Ramës që ta pyesë 'Diellën' për fondet e AKSHI-it.  

12 Shtator 2025, 11:24 Nga I.A
Rama publikoi bisedën me 'Diellën', Bardhi: Pyete për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit publikoi një bisedë që kishte bërë me produkin e Inteligjencës Artificiale, Diella. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi i ka kërkuar Ramës që ta pyesë 'Diellën' për fondet e AKSHI-it.  

Postimi i Plotë:

Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale. Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll