Politike

A bëre fushatë në burg? Sara Mile i shmanget pyetjes së gazetares Ambrozia Metës: Komentet janë të tepërta

Meta e pyeti Milën nëse kishte bërë fushatë në burg, por kjo e fundit refuzoi që të përgjigjej. 

12 Shtator 2025, 12:12 Nga I.A
A bëre fushatë në burg? Sara Mile i shmanget pyetjes së
Sara Mile

TIRANË- Deputetja Sara Mile është vënë në siklet nga pyetja e gazetares Ambrozia Meta, në lidhje me votat e shumta që ajo ka marrë në burg. Meta e pyeti Milën nëse kishte bërë fushatë në burg, por kjo e fundit refuzoi që të përgjigjej. 

Në atë moment, Mile është larguar nga gazetarët, duke thënë se komentet e tjera janë të tepërta. 

"Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë e thanë. Komentet e tjera janë të tepërta. Ju uroj suksese dhe të jem e sinqertë kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër” tha Mila.

sara mile

Sondazh

Poll