Politike

Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të pandehur

Mësohet se gjatë seancës së sotme, GJKKO vendosi që dosjen e çështjes të sjell nga SPAK, ta kalojë për gjykim. 

12 Shtator 2025, 11:32 Nga I.A
Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të
Serat me kanabis

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen me 17 të pandehur për serat me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Mësohet se gjatë seancës së sotme, GJKKO vendosi që dosjen e çështjes të sjell nga SPAK, ta kalojë për gjykim. 

Disa nga personat që ndodhen në gjykim për këtë dosje, janë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj si dhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema. 

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor 2022. Opearacioni i koduar ‘Befasia’ u finalizua me 870 kliogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë. Mes të arrestuarve 9 janë meshkuj dhe shumica nuk janë banorë në Berat po janë nga veriu i vendit.

I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit është Hamdi Dyli i cili dyshohet se kishte marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime. Ambienti ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste Dylit i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal. Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin. 95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj./Dosja.al

serat me kanabis ne berat drenovicë hamdi dyli

Sondazh

Poll