Politike

"Urime Spiropalit për detyrën"/ U largua si ministër i Jashtëm, Igli Hasani: Faleminderit kryeministrit për besimin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hasani ka falënderuar kryeministrin Rama për besimin që i ka dhënë për të drejtuar Ministrinë e Jashtme.

11 Shtator 2025, 18:15 Nga E. D
"Urime Spiropalit për detyrën"/ U largua si ministër i
 Igli Hasani

TIRANË- Igli Hasani ka reaguar, pasi ai nuk do të jetë në krye të Ministrisë së Jashtme, por vendin e tij do ta zërë Elisa Spiropali. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hasani ka falënderuar kryeministrin Rama për besimin që i ka dhënë për të drejtuar Ministrinë e Jashtme.  Hasani ka uruar edhe Spiropalin për detyrën e re.

Postimi i Igli Hasanit:

Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.

E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri. Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim.

 igli hasani

Sondazh

Poll