Politike

Nuk do të jetë më ministër Drejtësie/ Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

Ai theksoi se vetë do të rikthehet në shtëpinë e tij, në komisionin parlamentar të ligjeve.

11 Shtator 2025, 17:41 Nga E. D
Nuk do të jetë më ministër Drejtësie/ Manja: Rikthehem
Ulsi Manja

TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se është kënaqësi që detyrën si ministër i Drejtësisë do t’ia dorëzojë Besfort Lamallarit. Ai theksoi se vetë do të rikthehet në shtëpinë e tij, në komisionin parlamentar të ligjeve.

“Rikthehem në shtëpinë time. Kënaqësi që do t’ia dorëzoj detyrën një njeriu dhe një djali të mrekullueshëm me kontribute të shkëlqyera në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nuk është largim, është rikthim në shtëpinë time natyrale në komisionin e ligjeve”, tha Manja. 

ulsi manja

Sondazh

Poll