Politike

Votoi kundër Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të PD/ Leskaj: Berisha ka gabuar rëndë

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje.

11 Shtator 2025, 15:36 Nga E. D
Votoi kundër Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të PD/ Leskaj:
Bujar Leskaj

TIRANË- Bujar Leskaj gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ishte i vetmi  që votoi kundër Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.  I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje. Ai shtoi se kjo votë kundër nuk është ndarje me PD-në, ndërsa tha se më shumë arsye do të ndajë më vonë për publikun.

“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj. 

bujar leskaj

Sondazh

Poll