Politike

"Nder dhe përgjegjësi..."/ Rama i besoi postin e Ministres së Jashtme, Reagon Spiropali: Së bashku drejt të ardhmes europiane

Me anë të një postimi në në rrjetet sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e marrë nga Kryeministri dhe Asambleja Socialiste dhe e cilëson emërimin si një nder dhe një përgjegjësi të madhe.

11 Shtator 2025, 17:11 Nga E. D
"Nder dhe përgjegjësi..."/ Rama i besoi postin e Ministres
 Elisa Spiropali

TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar pas konfirmimit nga Kryeministri Edi Rama për emërimin e saj si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.  Me anë të një postimi në në rrjetet sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e marrë nga Kryeministri dhe Asambleja Socialiste dhe e cilëson emërimin si një nder dhe një përgjegjësi të madhe. Spiropali nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është jo vetëm një objektiv politik, por një mision historik. 

Postimi i Spiropalit: 

Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.

Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane. Mirënjohje.

elisa spiropali

Sondazh

Poll