Politike

Rama prezantoi qeverinë "Rama 4"/ Kush janë ministrat që nuk do jenë pjesë e qeverisë së re

Kush janë ministrat që nuk janë pjesë e qeverisë Rama

11 Shtator 2025, 15:23 Nga E. D
Rama prezantoi qeverinë "Rama 4"/ Kush janë ministrat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot qeverinë "Rama 4" në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama njoftoi ndryshime në qeverinë e tij të katërt, ku mes tyre ka edhe emra që nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re. Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, e cila mbante rolin e ministres së Arsimit.

Igli Hasani nuk do të jetë më Ministër i Jashtme, por do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe Punët e Jashtme. Ndërsa Ulsi Manja do të drejtojë Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nuk do të jetë ministër i Drejtësisë. Ai që do ta pësojë Manjan është Besfort Lamallari.

Edhe Taulant Balla u shkarkua si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, por Rama e emëroi si kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Kryeministri zëvëndësoi edhe Arbjan Mazniku me Ervin Demo. Ky i fundit do të jetë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Nga detyra Rama shkarkoi edhe ministrat Ervin Hoxhën, Anila Denajn dhe Bora Muzhaqin.

edi rama

Sondazh

Poll