Politike

Rama e vendosi në krye të Kuvendit, Peleshi: U njoha sot me propozimin, përgjegjësi shumë e madhe

Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se sot u njoh me këtë propozim, ndërkohë që ka shtuar se është një përgjegjësi e madhe.

11 Shtator 2025, 15:08 Nga I.A
Rama e vendosi në krye të Kuvendit, Peleshi: U njoha sot me
Niko Peleshi

TIRANË- Niko Peleshi ka komentuar vendimin e parë nga kryeministri Rama për të qenë në krye të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se sot u njoh me këtë propozim, ndërkohë që ka shtuar se është një përgjegjësi e madhe. Në fund Peleshi ka theksuar se ai nuk është i vetmi që e meritonte këtë post.  

“Unë po vij nga kryesimi i grupit, kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar, kam patur disa portofole ministrore, kam patur një eksperiencë të gjatë. Nuk po them që unë jam i vetmi që e meritoja, shumë e shumë kolegë të mi mbase mund ta bënin më mirë se unë. Është propozuar sot nga kryetari i partisë që të jem kryetar Kuvendi, e pranoj me shumë kënaqësi, përulësi dhe shumë përgjegjësi. Po ju them që po e kam mar vesh sot që do të jem në atë pozicion. Është një përgjegjësi shumë e madhe, nisur dhe nga momenti historik ku ndodhet vendi në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll