11 Shtator 2025, 14:25
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar si kreun e Grupit të PD-së Gazment Bardhin. Ndërkohë Nënkryetar i Grupit, Belind Këllici dhe Tomorr Alizoti. Sekretare e Grupit Parlamentar, Elda Hoti dhe zëdhënëse e Grupit te PD, Ledina Aliolli. Ndërkohë, deputeti Agon Gjekmarkaj do të vijojë të mbaj postin e Nënkryetarit të Kuvendit.
"Të nderuar deputete dhe deputetë. Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar. Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë. Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira.
Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.
Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj. Atëherë, t’i urojmë suksese kryesisë së re të grupit parlamentar. Kryesia nuk do kenë funksione në Komisione dhe ne do bëjmë së bashku, do të caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione. Faleminderit!" tha Berisha.
gazment bardhi
Politike
11 Shtator 2025, 14:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se Rama është tashmë në një 'rreth t&eu...
Politike
11 Shtator 2025, 14:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, thek...
Politike
11 Shtator 2025, 13:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar qëndrimin e opozitës për vendimin e hyrjes n&eu...
Politike
11 Shtator 2025, 13:48
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk kurseu akuzat e d...
Politike
11 Shtator 2025, 13:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialist...
Politike
11 Shtator 2025, 13:16
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur në krye të Ministrisë për Pushtetin Vendor Ervin Demon. Gjatë fjalës së...
Politike
11 Shtator 2025, 13:16
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme me Toni Gogu do të jetë Ministër për Marrëdhë...
Politike
11 Shtator 2025, 13:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Qeveria e re po integron Inteligjencën Artificiale në proceset e saj, duke prezantuar “Diellën”, anët...
Politike
11 Shtator 2025, 13:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka do të mbeten në tyre. Gjatë fjalës s&e...
Politike
11 Shtator 2025, 13:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimeve Rurale do...