Politike

Rama: Blendi Gonxhe do të jetë Ministri i Kulturës dhe Turizmi

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Gonxhe është personi i duhur për të qenë në krye të kësaj Ministrie. 

11 Shtator 2025, 12:53 Nga I.A
Rama: Blendi Gonxhe do të jetë Ministri i Kulturës dhe Turizmi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Blendi Gonxhe do të marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës, Tuzimit dhe Sportit. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Gonxhe është personi i duhur për të qenë në krye të kësaj Ministrie. 

Blendi Gonxhja është lindur në Tiranë, më 15 Qershor 1970. Prej muajit janar 2024, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përpara kësaj detyre, nga nëntori 2018, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nga Tetori 2015, ai drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë. Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacionit “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin në Greqi dhe Shqipëri.

edi rama blendi gonxhe

Sondazh

Poll