Politike

Rama: Në Ministrinë e Financave do të jetë Petrit Malaj

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Petrit Malaj është personi i duhur për të qenë në krye të kësaj Ministrie. 

11 Shtator 2025, 12:52 Nga I.A
Rama: Në Ministrinë e Financave do të jetë Petrit Malaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar në detyre Ministrin e Financave. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka theksuar se Petrit Malaj është personi i duhur për të qenë në krye të kësaj Ministrie. 

Petrit Malaj është lindur në Tiranë më 13 Tetor 1978. Prej muajit korrik 2024,  Malaj ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave. Përpara kësaj detyre, nga muaji janar 2024, Petrit Malaj shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga viti 2010, Malaj mbajti detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të BDO Albania, pjesë e BDO Group, Grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave. Në vitin 2004, Malaj ishte pjesë e Programit të Qeverisë Gjermane, me fokus në tregjet e kapitalit duke u kualifikuar në Bursën e Frankfurtit dhe Bursën Berlin- Bremen.

edi rama petrit malaj

Sondazh

Poll