Politike

Pas kritikave të vazhdueshme nga Rama/ Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Dredha kishte kohë që e kishte përgatitur dorëheqjen e tij.

10 Shtator 2025, 21:05 Nga E. D
Pas kritikave të vazhdueshme nga Rama/ Jep dorëheqjen kryebashkiaku i
Ermal Dredha

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Dredha kishte kohë që e kishte përgatitur dorëheqjen e tij. Por vendosi që ta paraqiste një ditë ditë para mbajtjes së Asamblesë Kombetare të Partisë Socialiste.

Dredha në muajt e fundit ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës kanë qenë si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit.

Dredha është kritikuar edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si 'Dritan Lela 2.0'.

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023./Dosja.al

ermal dredha

Sondazh

Poll