Politike

Ambasadorët në Tiranë takojnë krerët e Drejtësisë, të pranishëm edhe Van Horn dhe Gonzato

Në takim ishin të pranishëm ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

9 Shtator 2025, 21:26 Nga E. D
Ambasadorët në Tiranë takojnë krerët e
pamje nga takimi

TIRANË- Ambasadorë të huaj në Tiranë kanë zhvilluar një  takim pune mbrëmjen e sotme me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë. Në takim ishin të pranishëm ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ndërkohë ambasadori holandez Vos ka zbuluar edhe përmbajtjen e diskutimeve mes krerëve të drejtësisë dhe diplomatëve të pranishëm.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies.”, shkruan ambasadori Vos.

ambasadorët në tiranë

Sondazh

Poll