Politike

"Do publikohen aspekte të tjera të kësaj dosje"/ Berisha: McGonigali mund të ketë ndihmuar Dumanin që të kalojë vetingun

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se kjo çështje kërkon hetim urgjent dhe theksoi se ky mund të jetë një nga arsyet pse Dumani mban ende të fshehur në sirtar dosjen e McGonigalit.

8 Shtator 2025, 13:04 Nga E. D
"Do publikohen aspekte të tjera të kësaj dosje"/
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, mundë të ketë ndihmuar Altin Dumanin që të kalojë procesin e vetingut në këmbim të shuma të mëdha parash. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se kjo çështje kërkon hetim urgjent dhe theksoi se ky mund të jetë një nga arsyet pse Dumani mban ende të fshehur në sirtar dosjen e McGonigalit.

"Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale. Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij. E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.

Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha. A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.  Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?

Edhe kjo kërkon përgjigje. Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi. Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër," tha Berisha.

sali berisha 

Sondazh

Poll