Politike

Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Po zhvillohet në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

Rama shtoi se konferenca zhvillohet në një moment ku kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë, dhe se profili i Shqipërisë është në ngjitje si një partner i besueshëm në rajon.

8 Shtator 2025, 09:58 Nga r.ll
Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Po zhvillohet në një moment
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Konferenca e Ambasadorëve këtë viti zhvillohet në nje moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama shtoi se konferenca zhvillohet në një moment ku kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë, dhe se profili i Shqipërisë është në ngjitje si një partner i besueshëm në rajon.

Rama: Qipro është një vend i vogël, por që ka bërë zhvillime të padiskutueshme. Konferenca tradicionale e Ambasadorëve, këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë, për të arritur majat e BE. Janë katër vite ku asnjë ditë nuk duhet humbur ku dhe koha nuk pret për të përgatitur gjithë terrenin për vendimin që do të marrë KE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Negociatat zhvillohen në baza dypalëshe, por e gjithë atmosfera mes tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme puna e përditshme.

Kjo konferencë zhvillohet në një moment ku kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë, dhe si profili i Shqipërisë është në ngjitje si një partner i besueshëm në rajon dhe të gjitha tryezat ndërkombëtare është një aset që duhet shfrytëzuar në funksion të Shqipërisë 2030 dhe më tutje. Është e domosdoshme që shërbimi ynë të jetë pikë referimi për talentet, vajzat dhe djemtë që ka ambicie të kontribuojnë në Shqipëri.

edi rama konferenca e ambasadoreve

Sondazh

Poll