Politike

"Sot ishte masakra e radhës", Berisha: Vrasësi u lirua për të vazhduar punën e tij, Shkodrën e sundon krimi dhe bandat

Viktima të atentatit mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja. Ndërkohë të plagosur mbetën Erogen Vaso Bajroviç dhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. 

8 Shtator 2025, 12:35 Nga r.ll
"Sot ishte masakra e radhës", Berisha: Vrasësi u lirua
vendngjarja/ sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen që tronditi paraditen e sotme qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se sot u shënuar masakra e radhës me dy të vdekur dhe të plagosur. 

Ai shprehet se vrasësi, Ragip Gila u lirua nga burgu pak muaj më parë, për të vazhduar "punën e tij". Sipas Berishës sot  Shkodrën "e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria."

POSTIMI I PLOTË: 

Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit.

Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Taulanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Shkodra është tronditur ditën e sotme nga një tjetër atentat me armë zjarri në një lokal. Viktima të atentatit mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja. Ndërkohë të plagosur mbetën Erogen Vaso Bajroviç dhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. 

29-vjeçari ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMV nën kërcënimin e armës. Konkretisht i riu pasi ka qëlluar brenda lokalit ka dalë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Më pas ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Gila me makinën e grabitur ka tentuar që të largohet, por ka bërë aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

sali berisha vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll