Politike

Rama kritika ambasadorëve: Diplomacia ekonomike është hallka jonë më e dobët, rezultatet lënë shumë për të dëshiruar

Rama u shpreh se më përjashtim të pak rasteve, kontributi i ambasadorëve është inekzistent.

8 Shtator 2025, 10:12 Nga r.ll
Rama kritika ambasadorëve: Diplomacia ekonomike është hallka
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve ka shprehur kritika ndaj diplomatëve. Ai tha se diplomacia ekonomike është hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik. Më tej, Rama u shpreh se më përjashtim të pak rasteve, kontributi i ambasadorëve është inekzistent dhe rezultatet sipas tij lënë për të dëshiruar. 

Kreu i qeverisë theksoi sërish se diplomacia ekonomike duhet të jetë prioritet i ambasadave. Duke iu drejtuar ambasadorëve, Rama tha se puna e tyre duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila sipas tij është tejet e zhvilluar në Europë.

"Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën. Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.", tha Rama.

edi rama konferenca e ambasadoreve

Sondazh

Poll