Politike

'Thoni ‘ehu sa kemi parë ne’ "/ Rama batuta me ambasadorët: E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre...

Kryeministri u shpreh se për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës. 

8 Shtator 2025, 10:52 Nga Dosja.al
'Thoni ‘ehu sa kemi parë ne’ "/ Rama batuta me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve u shpreh se për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës. 

Me batuta Rama tha: "E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar".

“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre”, tha Rama.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll