Berisha: Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Shën Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu t&e...
Berisha tha gjithashtu se të përdorësh FBI-së kundër Opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për gazetarët u ndal edhe tek dosja hetimore e McGonigal. Lideri i opozitës theksoi para gazetarëve se raporti i ministrisë së Drejtësisë amerikane po censurohet nga mediat kryesore në vendin tonë. Ndër të tjera kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi rama se ka shkelur rëndë ligjet amerikane.
Berisha tha gjithashtu se të përdorësh FBI-së kundër Opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.
"Natyrisht, sot unë jam këtu për një ngjarje të censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo ushton dhe rezonon në të gjithë mediat e botës. Dje, inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëziut McGonigal dhe Edi Rama. Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.
Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai. Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa. Së pari, inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari.
Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse. Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë. Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten.
Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi. Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan.
Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Shën Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu t&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Nënë Terezës në Ditën e Shenjtë...
Nënë Tereza dhe Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Nënë Terezën si një...
Charles Mcgonigal SHBA- New York Times ka nxjerr detaje të reja nga publikimi i investigimit të plotë ndaj Charles McGonigal di...
Charles McGonigal SHBA- Publikimi i investigimit të plotë ndaj Charles McGonigal ditën e djeshme ka rihapur sërish këtë ...
Ervin Salinaji TIRANË- Një moment ka ndodhur në nisjen e emisionit 'Top Story' mbrëmjen e kaluar. Teksa moderatorja Grida Duma ka preza...
Nene Tereza TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e sotme shenjtërimin e Nënë Terezës. Me anë t&eu...
intervista TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në intervistën për Opinion preku dhe çështjen e bastisjes s&...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6%...
intervista TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe me angazhimin e tij në disa bashki të vendit, ku u shkarkuan drejtor&eu...