Politike

"Bëhet fjalë për tregti armësh"/ Berisha: Edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën!

Sipas Kryedemokratit edhe një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris. 

5 Shtator 2025, 13:17 Nga E. D
"Bëhet fjalë për tregti armësh"/ Berisha: Edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për dosjen McGonigal tha edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës duke folur në konferencë për mediat nënvizoi se bëhet fjalë për tregti armësh. Sipas Kryedemokratit edhe një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris. 

"Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrahte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës. Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij. Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte një agjenci personale e tij. Në sfond, për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3, një shtetas senegalez dhe me radhë.

Nuk dua të abuzoj, por është e vërtetë që elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri, dhe janë, apo nuk janë, këtë nuk mund ta them. Është ai që mori aksionet e Shotës apo nuk është, këtë nuk mund ta them. Por ne, do bëjmë gjithçka me autoritetet izraelite për të mësuar të vërtetat e këtyre mafiozëve. Njëri prej tyre është një shtetas amerikan që nuk shkel në SHBA sepse është delinkuent. Është i akuzuar.

Por ka gjëra se kush është Targeti 3 apo ai tjetri, do gjenden. Por dihet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të. Nuk mund të them se ai... duhet parë nëse përfaqëson Targetin 3 apo jo. Bëhet fjalë për një hebre, izraelito-afrikan, tjetër ky. Ajo çka mund t’u them unë ju, në aeroportin e Parisit është konfiskuar valixhja diplomatike me 20 milionë euro, e nisur drejt Shqipërisë, me adresë Shqipërinë. Dhe këtë e kanë publikuar mediat franceze," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll