Aktualitet

I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, kapet shqiptari me 2 emra në Tiranë

Mësohet se në pranga ka rënë Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, pasi është dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burg.

5 Shtator 2025, 09:38 Nga I.A
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, kapet
Ervis Cenolli

TIRANË- Një 43-vjeçar i dënuar në Itali për dy vepra penale është arrestuar në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, pasi është dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burg. Mbi Cenollin rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shteti Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”. Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

ervis cenolli mersin cenolli

Sondazh

Poll