Politike

Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi: Ky është dokumenti më i mirë, por ka vend për përmirësime

Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka deklaruar se elementi i parë në këtë draft është dekriminalizimi i veprave ndërsa i dyti është dënimi dhe masa e tij.

4 Shtator 2025, 11:24 Nga I.A
Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi: Ky është dokumenti
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se drafti që i është paraqitur publikut është dokumenti më i mirë. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka deklaruar se elementi i parë në këtë draft është dekriminalizimi i veprave ndërsa i dyti është dënimi dhe masa e tij. Rakipi në fund theksoi se ata duan që të dekriminalizojnë eutanazinë dhe prostitucionin dhe sipas tij debati publik duhet të bëhet nëse duhet të dekriminalizohen këto apo jo. 

"Dokumenti në fjalë është dokumenti më i mirë që i është paraqitur publikut. Elementi i parë është dekriminalizimi i veprave, i dyti është dënimi dhe masa e tij. Të rëndësishme janë temat që nuk kanë përdorim në realitetin shqiptar dhe nuk ka ekspertë, kështu që nevojiten teknikët përkatës, si dhe redaktimi. Projekti duhet të përmirësohet në këto elementë. Shpreh vullnetin që të gjithë të kontribuojnë.

Dekriminalizimi i krimeve nuk është vetëm një qëndrim politik, një qëndrim politik është një votë në parlament, dhe për këtë qëllim, elementë të tillë si frekuenca e krimit, rrethanat e ndodhjes së tij dhe niveli i kriminalitetit nuk duhen anashkaluar. Me shumicën tonë unanime, këto krime duhet të penalizohen, por duhen kryer edhe sondazhe, si p.sh. nëse ia vlen të dekriminalizohet bigamia apo pirja e alkoolit në publik? Ne duam të dekriminalizojmë eutanazinë ose prostitucionin, për të cilat nuk është folur fare. Debati duhet të zhvillohet nëse aktet duhet të dekriminalizohen apo jo," tha Rakipi.

arben rakipi

Sondazh

Poll