Aktualitet

Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi, arrestohet shqiptari në Siçili, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. 

3 Shtator 2025, 21:17 Nga r.ll
Kërcënoi se do të hidhte në erë një
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje jo e zakonshme dhe që ka shkaktuar tension është regjistruar ditën e sotme në Acate të Siçilisë. Një shtetas shqiptar i dyshuar me probleme të shëndetit mendor ka kërcënuar se do të hidhte në erë një ndërtesë më bombola gazi. 

Pas lajmërimeve për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas mediave vendase, u deshën gjashtë oficerë të karabinierëve për ta neutralizuar shqiptarin.

Me pas ai është dërguar për një trajtim të specializuar mjekësor (TSO) në një qendër shëndetësore aty pranë. Në vendin e ngjarjes u mblodhën edhe një turmë kalimtarësh të cilët ishin dëshmitarë të skenës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. 

shqiptar ne sicili

Sondazh

Poll