Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

3 Shtator 2025, 18:29 Nga r.ll
Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga
aksidenti

KLOS- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Sipas informacioneve një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. 

Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.

aksident ne qafe buall-klos

Sondazh

Poll