Aktualitet

VIDEO/ Me tupan dhe valle shqiptare, shihni si pritet “Heroi i Fëmijëve Tanë” në SHBA, kë takoi Dumani përpara se të futej në DASH?

Dumani është ulur në një divan tipik shqiptar, për të cilin duhet përshëndetur kunati i cili ruan traditat edhe në SHBA, dhe ndjek performancën e z.Pango, i cili i bie tupanit.

3 Shtator 2025, 20:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Me tupan dhe valle shqiptare, shihni si pritet “Heroi i
pamje nga videoja/ altin dumani

SHBA- Një video e publikuar në rrjetet sociale nga shqiptari Arben Pango, kunati i kreut të SPAK, Altin Dumani, ka zbuluar “pritjen” madhështore që i është bërë në New Yersey.

Siç edhe shihet në pamje, Dumani është ulur në një divan tipik shqiptar, për të cilin duhet përshëndetur kunati i cili ruan traditat edhe në SHBA, dhe ndjek performancën e z.Pango, i cili i bie tupanit. Arsyeja e festës lidhet me dasmën e vajzës së Pangos e cila është mbesa e gruas së kreut të SPAK.

Pamjet dalin në kohën kur kryeqyteti shqiptar zien nga lajmet se vizita e Dumanit në SHBA vinte pas një thirrje që i kishte ardhur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku e priste një nga drejtuesit e çështjeve për Europën dhe Azinë, Brandon Hanrahan.

Sesi është e vërteta më tej e takimeve në DASH, kjo ende nuk dihet. Por që Dumani ka patur edhe shkaqe personale për vizitën kjo shihet qartë./DOSJA.al

altin dumani shba dash

Sondazh

Poll