Politike

Debati për burimin e Tragjasit/ Rama: Uji është i shtetit, jo i atij që i ka më afër

Kryeministri nënvizoi se banorët duhet të dinë që prioritet është furnizimi me ujë të popullsisë dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme. 

3 Shtator 2025, 12:16 Nga E. D
Debati për burimin e Tragjasit/ Rama: Uji është i shtetit, jo i
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit u ndal edhe te situata e  Tragjasit dhe kundërshtimet që janë bërë nga banorët. Rama theksoi se u ka thënë banorëve të Tragjasit se qeveria nuk ua merr ujin disave për t'ua dhënë të tjerëve. Kryeministri nënvizoi se banorët duhet të dinë që prioritet është furnizimi me ujë të popullsisë dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme. Në fund, kreu i qeverisë shpjegoi se është bërë një monitorim prej 9 muajsh dhe se faktet kanë treguar që projekti ishte i drejtë

"Siç ua kam thënë banorëve të Tragjasit, nuk ekziston që qeveria, që ministria t’i marrin ujin disave për t’ja dhënë disave. Të gjithë duhet ta kuptojnë edhe ata që ngrihen kur ka nevojë që një burim uji të futet në shërbimi të popullit shqiptar. Kjo qeveri ka ndaluar HEC-et prej kohësh dhe ka bërë luftë me lejet e dhëna për HEC-e. Ajo ishte krijimi i një rrjeti gjakpirësish për t’i thithur ujin zonave të tëra dhe për t’ua tharë shtratin e lumit që disa të prodhonin energji. Ne e kemi mbyllur atë kapitull prej shumë kohësh dhe kemi bërë luftë me ata që dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e.

Ata që flasin, janë edhe disa që flasin anglisht për Vjosën dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë, ata nuk kanë për ta kuptuar sepse marrin fonde për këtë punë. Duhet të dinë që prioritet është furnizimi me ujë të popullsisë dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë…9 muaj, ditë për ditë kemi bërë raportin e monitorimit të burimit dhe nuk ka më asnjë diskutim që projekti ishte i drejtë…Njerëzit duhet ta kuptojnë sidomos ata që janë në zona të vështira janë “drita e syve të qeverisë”. Sot besoj që dhamë informacion shterues dhe do fokusohemi te faza tjetër e reformës”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll