Politike

Operatori Kombëtar i Ujit/ Balluku: Borxhet e larta dhe faturimi aforfe problem kryesor

Gjatë prezantimit të Operatori Kombëtar të Ujit, Balluku deklaroi se borxhi në rang vendi arrinte në 13.6 miliardë lekë.

3 Shtator 2025, 11:49 Nga I.A
Operatori Kombëtar i Ujit/ Balluku: Borxhet e larta dhe faturimi aforfe
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se problematikat kryesore në ndërmarrjet e furnizimit të ujë kanë qenë borxhet e larta si dhe faturimi aforfe. Gjatë prezantimit të Operatori Kombëtar të Ujit, Balluku deklaroi se borxhi në rang vendi arrinte në 13.6 miliardë lekë. Ndërkohë që në Gjirokastër niveli i shlyerjes së faturës ishte 37%, ndërsa në Kukës ishte vetëm 9%. 

"Ndërkohë, përveç fragmentimit, problematikë kanë qenë edhe borxhet e larta. Niveli i shlyerjes së faturës ishte vetëm 51%, ndërsa në rang vendi borxhi arrinte në 13.6 miliardë lekë. Në vitin 2020, Ujësjellës-Kanalizime në Kukës kishte një nivel shlyerjeje të faturës vetëm 9%, ndërsa në Gjirokastër ishte 37%. Kjo ndikonte në mungesën e furnizimit të qëndrueshëm.

Uji pa të ardhura arrinte në nivelin 65.4% në të gjithë territorin. Deri në vitin 2020, norma e ulët e arkëtimit karakterizonte gjithë sektorin. Një tjetër problem ishte faturimi aforfe, që bëhej pa asnjë analizë apo metodologji dhe ishte një vendim që merrej nga këshillat bashkiakë, pa analizuar investimet, kostot e mirëmbajtjes etj. Këtë vit do të zgjidhet mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standardizuara. Faza e parë e reformës është përmbyllur, por na vendos përpara një përgjegjësie të re” tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll