Aktualitet

Vizita e kreut të SPAK në SHBA/ Meçollari: Dumani, autoriteti më i lartë në Shqipëri që ka patur takim zyrtar me administratën Trump

Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në DASH, i emëruar në 25 prill 2025, ka takuar deri tani dy herë Presidenten Vjosa Osmani dhe një herë Kryeministrin Albin Kurti.

2 Shtator 2025, 20:54 Nga r.ll
Vizita e kreut të SPAK në SHBA/ Meçollari: Dumani, autoriteti
hanrahan, dumani

TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka bërë një postim në rrjetet sociale për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumanit në SHBA.

Meçollari shprehet se Dumani është autoriteti më i lartë në Shqipëri që ka patur takim zyrtar me Administratën Trump. Ai shton më tej se Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në DASH, i emëruar në 25 prill 2025, ka takuar deri tani dy herë Presidenten Vjosa Osmani dhe një herë Kryeministrin Albin Kurti.

POSTIMI I PLOTË: 

Dumani - autoriteti më i lartë në Shqipëri që ka patur takim zyrtar me Administratën Trump.

Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA, është emëruar në detyrë në 25 prill 2025.

Gjatë katër muajve në detyrë të Z. Hanrahan, Altin Dumani është autoriteti më i lartë në Shqipëri që takon një zrtar të lartë të Administratës Trump. Në Kosovë ai ka takuar dy herë Presidenten Osmani dhe një herë Kryeministrin Kurti, si dhe ka bërë një vizitë zyrtare në Kosovë.

altin dumani artur mecollari brendan hanrahan

Sondazh

Poll