Aktualitet

Policia aksion në veri të Kosovës, gjenden armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

Lajmin e ka konfirmuar zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Siç raportojnë mediat e Kosovës ky mall i kontrabanduar është gjetur brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

2 Shtator 2025, 17:46 Nga DOSJA
Policia aksion në veri të Kosovës, gjenden armë dhe bluza me
Armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

KOSOVË- Policisa e Kosovës po zhvillojnë një aksion në veri të vendit. Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni janë gjetur armë dhe bluza të mbushura me simbole nacionaliste serbe në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Siç raportojnë mediat e Kosovës ky mall i kontrabanduar është gjetur brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj”, ka deklaruar Elshani.

veton elshani

Sondazh

Poll