Aktualitet

Kreu i SPAK zhvillon vizitë në SHBA, Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH

Në njoftim nuk ndahet asnjë detaj specifik lidhur me bisedimet që pritet të zhvillohen mes tyre.

2 Shtator 2025, 16:38 Nga r.ll
Kreu i SPAK zhvillon vizitë në SHBA, Dumani takim me zyrtarin e
foto ilustruese

SHBA- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të DASH, Dumani do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve, më zyrtarin e Lartë të DASH, për çëështjet evropiane dhe evro-aziatike, Brendan P. Hanrahan. 

Kreu i SPAK zhvillon vizitë në SHBA, Dumani takim me zyrtarin e

Në njoftim nuk ndahet asnjë detaj specifik lidhur me bisedimet që pritet të zhvillohen mes tyre. Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në orën 16:30 me orën lokale të Uashington DC, që i bie në orën 22:30 me orarin e Shqipërisë.

altin dumani brendan hanrahan dash shb a spak

Sondazh

Poll