Aktualitet

EMRI/ Gjendet i pajetë 70-vjeçari në banesën e tij në Korçë, viktima jetonte vetëm, fëmijët i jetonin jashtë shtetit

Dyshohet se 70-vjeçari ka humbur jetën disa ditë më parë, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. 

2 Shtator 2025, 20:20 Nga r.ll
EMRI/ Gjendet i pajetë 70-vjeçari në banesën e tij në
foto ilustruese

KORÇË- Një 70-vjeçar është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në banesën ku jetontë vetëm. Sipas informacioneve zyrtare policore dyshohet se 70-vjeçari ka humbur jetën disa ditë më parë, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. 

Viktima i identifikuar si Niko Kita kishte 2 vajza, të cilat jetonin në Amerikë dhe Itali. Kita jetonte vetëm pasi bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

niko kita

Sondazh

Poll