Aktualitet

Brataj: Një grip agresiv nga Australia do të prekë Evropën dhe Shqipërinë, grupet më të rrezikuara të marrin masa mbrojtëese

Brataj tha se nuk e shikon situatën alarmante por sugjeroi vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhemjekët.

2 Shtator 2025, 20:11 Nga r.ll
Brataj: Një grip agresiv nga Australia do të prekë Evropën
skender brataj

TIRANË- Mjeku Skënder Brataj ka paralajmëruar ditën e sotme se grip agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Ai bëri thirrje grupeve më të rrezikuara të marrin masa mbrojtëse. Brataj tha për A2CNN se nuk e shikon situatën alarmante por sugjeroi vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhemjekët.

”Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë fashat më të rrezikshme në të gjithë shoqërinë”, tha Brataj. 

Mjeku tha se janë 4 lloje gripërash por vetëm dy prej janë më të përhapur. Brataj tha se aktualisht po qarkullon edhe gripi B me nënllojin Viktoria, i cili ka shtuar të infektuarit në Australi, si edhe shtrimet dhe urgjencat, ndërsa shtoi se do të kapë edhe Evropën dhe Shqipërinë. 

”Dy herë në vit qarkullon gripi se Hemisfera e jugut është në dimër dhe gripi që kalon hemisferën e jugut aktualisht do të aktivizohet. Janë katër lloj gripërash, A, B, C dhe D. Më të përhapura janë A dhe B, C është më e lehtë dhe D është gripi i kafshëve që nuk rrezikon, por është në vëzhgim. Çdo vit kalon A dhe B. Pjesa më e madhe është A, por varet kush mbizotëron atë sezon. Në këtë moment në Australi është h1 n1 dhe do të kalojë me patjetër në Europë. Por edhe gripi B me nënllojin Viktoria po qarkon në këtë moment dhe do të kapin Europën dhe Shqipërinë”, deklaroi Brataj.

skender brataj grip

Sondazh

Poll