Aktualitet

Historia e trishtë e Gabriel Llucës/ I mbijetoi një aksidenti kur ishte fëmijë, por humbi jetën sot pranë banesës së gjyshërve

Ai ishte fëmija që në moshën 8-vjeçare i iku vdekjes nga duarët në një aksident të rëndë.

31 Gusht 2025, 14:11 Nga V.Ç
 
Historia e trishtë e Gabriel Llucës/ I mbijetoi një aksidenti kur
Gabriel Lluca

PEQIN - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në Peqin, ku humbën jetën dy të rinjtë të moshës 24-vjeçare, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi.

Gabriel Lluca ishte fëmija që në moshën 8-vjeçare i iku vdekjes nga duart në një aksident të rëndë. Në atë kohë, pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin, një automjet kishte kaluar sipër trupit të Gabrielit, duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.

Në orët e para të mëngjesit, Gabriel Lluca humbi jetën në një aksident në qytetin e tij, i cili kësaj here do të rezultonte fatal, duke i ndërprerë në mes të riut, jo vetëm jetën, por edhe ëndrrat. Ai kishte humbur dhe babain tre vite më parë. Policia ka nisur hetimet, ku po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë./Dosja.al

aksident peqin gabriel lluca denis korbi

Sondazh

Poll