Aktualitet

Moti i keq, aeroporti Nënë Tereza pezullon operacionet në pistë për 30 minuta

Në njoftim theksohet se puna po vijon normalisht dhe se në Tiranë po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e tjera fqinje.

30 Gusht 2025, 14:23 Nga N.F
Moti i keq, aeroporti Nënë Tereza pezullon operacionet në
Foto

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë ditën e sotme me një njoftim për pasagjerët. Në njoftim bëhet dije se për 30 minuta janë pezulluar operacionet në pistë për të garantuar sigurinë maksimale të pasagjerëve.

Në njoftim theksohet se puna po vijon normalisht dhe se në Tiranë po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e tjera fqinje. Pas mesditës, situata meterologjike në vend ka ndryshuar në mënyrë drastike me erëra të forta dhe stuhi shiu që kanë sjellë përmbytje në disa qytete.

“Për shkak të motit dhe kushteve të rënduara atmosferike, skuadra e aeoportit ka pezulluar operacionet në pistë për rreth 30 minuta. Kjo është për të garantuar siguri maksimale të pasagjerëve. Ndërkohë puna vijon normalisht. Madje në aeroportin e Tiranës po ulen edhe avionë me destinacion aeroportet e vendeve fqinje.”, thuhet në njoftim.

 

Moti i keq, aeroporti Nënë Tereza pezullon operacionet në

moti i nxehte ne shqiperi aeroporti nene tereza

Sondazh

Poll