Aktualitet

Stuhia godet edhe Vlorën/ Në pak minuta boshatiset plazhi, pushuesit vrapojnë drejt banesave, rrugët mbushen me uji pas reshjeve

Sapo ka nisur një erë e fortë pushuesit janë larguar me shpejtësi ndërsa më pas situata u pasua me reshje të shumta shiu. 

30 Gusht 2025, 13:52 Nga N.F
Stuhia godet edhe Vlorën/ Në pak minuta boshatiset plazhi, pushuesit
Vlore

VLORË- Vlora është  një tjetër qytet që është goditur mesditën e sotme nga reshjet e shiut dhe era e fortë. Pavarësisht parashikimeve për reshje shiu shumë përsona kanë vendosur të kalojnë këtë të shtunë në plazh dhe stuhia i ka kapur buzë detit. 

Sapo ka nisur një erë e fortë pushuesit janë larguar me shpejtësi ndërsa më pas situata u pasua me reshje të shumta shiu. Siç shihet edhe nga fotot rrugët u "pushtuan" nga pluhuri dhe objekte që era po i lëvzite. Pas reshjeve të shiut janë regjistruar problematika me përmbytjet e rrugëve të cilat janë mbushur plot me ujë duke vështirësuar qarkullimin.

Stuhia godet edhe Vlorën/ Në pak minuta boshatiset plazhi, pushuesit

 

reshjet e shiut ne vlore

Sondazh

Poll