Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbyten disa rrugë, niveli i ujit deri në 30 centimetra

Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja janë gjithmonë zona të cilat vuajnë pasojate përmbytjeve sikur edhe një shi i lehtë të bjerë.

30 Gusht 2025, 14:16 Nga N.F
Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbyten disa
Lezhë

LEZHË- Një stuhi e madhe shiu dhe erëra të forta ka goditur ditën e sotme qytetin e Lezhës. Pas reshjeve të shiut të cilat ranë për disa minuta me intensitet të lartë, qytetarët e Lezhës po përballen me rrugë të përmbytura.

Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja janë gjithmonë zona të cilat vuajnë pasojate përmbytjeve sikur edhe një shi i lehtë të bjerë. Në këto zona uji ka pushtuar vendin dhe raportohet se niveli i ujit shkon deri në 30 centimetra. Përmbytje të rrugëve ka edhe në Shëngjin ku niveli i ujit shkon deri në trotuar.

 

reshjet e shiut ne lezhe

Sondazh

Poll